- Hyrje
Në kuadër të Shërbimeve të veta, Olgeno Travel ofron platformat e avancuara të rezervimit elektronik “Olgeno Travel”. Përmes kësaj platforme, përdoruesit kanë mundësi të kryejnë blerjen e biletave nga operatorë të ndryshëm të transportit , në përputhje me kushtet e përcaktuara në këto Kushte të Veçanta të Përdorimit të Shërbimeve të Rezervimit, të cilave do t’i referohemi në vijim si “Kushte të Rezervimit”, si dhe në përputhje me kushtet tjera të përcaktuara në Kushtet e Përgjithshme (shikoni Kushtet e Përgjithshme).
Përdorimi dhe/apo vizita e platformës “Olgeno TravelTravel” nënkupton pranimin tuaj të plotë, pa asnjë rezervë, të këtyre Kushteve të Rezervimit, si dhe Kushteve të Përgjithshme, të cilat aplikohen në tërë përmbajtjen e platformës. Në rast se Ju nuk jeni dakord me ndonjë pjesë të këtyre Kushteve të Rezervimit, dhe/apo Kushteve të Përgjithshme, Ju nuk duhet të vazhdoni me përdorimin e mëtejshëm të platformave “Olgeno TravelTravel”.
Nëse Ju vazhdoni më tutje, Ju, si përdorues, pranoni që Ju keni lexuar, kuptuar, dhe pranuar, pa asnjë rezervë, këto Kushte të Rezervimit, si dhe jeni dakord dhe pajtoheni me detyrimet tuaja, siç përcaktohen në këto Kushte të Rezervimit.
- Definimi i Nocioneve të Veçanta të Kushteve të Rezervimit
Nocionet e përdorura në kuadër të këtyre Kushteve të Rezervimit kanë kuptimet si në vijim:
“Platformat e Rezervimit” – për qëllimet e këtyre Kushteve të Rezervimit, “Platformat e Rezervimit” nënkupton uebfaqet në vijim: Olgeno Traveltravel.com. “Platforma e Rezervimit të Transportit” – për qëllimet e këtyre Kushteve të Rezervimit, “Platforma e Rezervimit të Transportit” nënkupton uebfaqen në vijim: Olgeno Traveltravel.com.
“Përdorues” dhe/apo “Ju” – nënkupton secilin shfrytëzues dhe/apo vizitor të Platformës. Kur përdoruesi është person fizik dhe realizon blerje, atëherë trajtohet si konsumator. Kur përdoruesi është person juridik, përfshirë, por pa u limituar në, shoqëritë tregtare, organizatat joqeveritare, dhe/apo entitetet tjera juridike, atëherë nuk trajtohet si konsumator.
“Transportim” – nënkupton shërbimin e lëvizjes së ndonjë personi nga një vendndodhje tek një destinacion i caktuar, siç specifikohet në Platformë. Transportimi mund të realizohet përmes, por nuk kufizohet në, transportimin rrugor përmes autobusit.
“Operator i transportit” – nënkupton personin fizik ose juridik, vendor ose ndërkombëtar, që posedon licencat e duhura për kryerjen e veprimtarisë së ofrimit të shërbimeve të transportit.
“Biletë” – i referohet dokumentit, që mund të jetë në formë të shtypur në letër dhe/apo elektronike, dhe që shërben si dëshmi e pagesës së realizuar për shërbime të caktuara të transportit.
“Rezervim i biletës” – nënkupton rezervimin e të paktën një (1) bilete përmes Platformës së Rezervimit të Transportit.
“Linjë ndër-urbane” – nënkupton çdo linjë e cila operon në rrugët publike interurbane dhe/apo rrugët rajonale, që kalon nëpër Republikën e Shqipërisë, dhe lidh dy (2) apo më shumë Qytete.
“Udhëtar” – nënkupton personin fizik që ka të drejtë transporti dhe/apo transportohet nga operatorët e transportit, në bazë të biletës së rezervuar dhe/ apo blerë përmes Platformës së Rezervimit të Transportit.
“Afate” – nënkupton limitet kohore që Olgeno Travel i vendos mbi rezervime, pagesa të paradhënieve, ndryshime parametrash, anulime të shërbimeve të rezervuara, dhe apo situata të ngjashme.
“Itinerar” – i referohet njoftimit që përmban të gjitha të dhënat relevante të rezervimit, përfshirë, por pa u kufizuar në, datën e fillimit, datën e përfundimit, emrin e operatorit, pikënisjen, destinacionin, dhe/apo vendndodhjen.
“Rimbursim” – nënkupton kthimin e pagesës së rezervuesit për shkaqet e përcaktuara në këto Kushte të Rezervimit.
“Palë e tretë” – nënkupton, përshtatshmërisht, çdo subjekt fizik ose juridik tjetër përpos rezervuesit, operatorit të transportit, dhe Olgeno Travel Travel.
“Shërbimet e Rezervimit” – nënkupton të gjitha funksionet e Platformës së Rezervimit, përfshirë, por pa u kufizuar në, produktet, softuerët, dhe shërbimet e ofruara përmes Platformës së Rezervimit.
Të gjitha termet dhe nocionet e prezantuara më lartë janë nocione të veçanta, dhe si të tilla zbatohen vetëm në Platformën e Rezervimit të specifikuar më lartë. Përveç këtyre nocioneve të veçanta, edhe nocionet e përgjithshme të përkufizuara në Kushtet e Përgjithshme zbatohen në Platformën e Rezervimit të sipërpërmendur. Në rast se ka ndonjë mospërputhje ndërmjet përkufizimeve të këtyre nocioneve të veçanta dhe përkufizimeve të nocioneve të përgjithshme, atëherë përkufizimet e këtyre nocioneve të veçanta mbizotërojnë. Të gjitha fjalët e përdorura në njëjës do të kenë kuptimin e njëjtë edhe në shumës.
- Hyrja në Fuqi dhe Detyrueshmëria e Kushteve të Rezervimit
Pranimi i këtyre Kushteve të Rezervimit plotëson marrëdhënien kontraktuese dhe detyruese ndërmjet Juve dhe Olgeno Travel të krijuar përmes pranimit të Kushteve të Përgjithshme. Çfarëdo ndryshime dhe/apo plotësime të këtyre Kushteve të Rezervimit dhe/apo të Kushteve të Përgjithshme, konsiderohen se kanë ndryshuar dhe/apo plotësuar marrëdhënien kontraktuese ndërmjet Juve dhe Olgeno Travel.
Këto Kushte të Rezervimit hyjnë në fuqi dhe plotësojnë marrëdhënien kontraktuese ndërmjet Juve dhe Olgeno Travel kurdo që shfaqet cilado nga rrethanat në vijim:
-Kur Ju vizitoni ndonjë nga Platformat e Rezervimit.
-Në rast të ndryshimit dhe/apo plotësimit të Kushteve të Rezervimit, kur Ju vazhdoni të përdorni Platformat e Rezervimit, pas ndryshimit dhe/apo plotësimit të Kushteve të Rezervimit.
Për shmangie të çfarëdo dyshimi, momenti i hyrjes në fuqi të këtyre Kushteve të Rezervimit do të jetë momenti i parë i shfaqjes së cilësdo rrethanë të përcaktuar në paragrafin paraprak.
Kushtet e Rezervimit mbesin në fuqi krahas Kushteve të Përgjithshme për aq kohë sa përdoruesi viziton një nga Platformat e Rezervimit, dhe/ose për sa kohë që mbeten të regjistruar si përdorues të Shërbimeve të Olgeno Travel Travel. Në rast se përdoruesi vendos të mbyll llogarinë me Olgeno Travel Travel dhe të paguaj çfarëdo detyrimi monetar të mbetur ndaj Olgeno Travel Travel, atëherë Kushtet e Rezervimit mbesin në fuqi krahas Kushteve të Përgjithshme deri në momentin e përfundimit të procedurave të mbylljes së llogarisë.
Këto Kushte të Rezervimit janë të vlefshme dhe zbatohen vetëm për përdoruesit e Platformës së Rezervimit. Këto Kushte të Rezervimit zbatohen si kushte të veçanta krahas Kushteve të Përgjithshme. Në rast se një çështje specifike e trajtuar në këto Kushte të Rezervimit rregullohet ndryshe nga Kushtet e Përgjishme, atëherë kushtet e përcaktuara në këto Kushte të Rezervimit mbizotërojnë.
- Privatësia
Për informata mbi trajtimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësisë nga Olgeno Travel, ju lutemi t’i referoheni Njoftimit tonë të Privatësisë, që aplikohet ndaj të gjitha Shërbimeve të Olgeno Travel (shikoni Njoftimin e Privatësisë), përfshirë Shërbimet e Rezervimit.
- Komunikimet
Vizita e Shërbimeve, dërgimi i email-eve dhe plotësimi i formularëve online përbëjnë komunikim elektronik. Ju pranoni të merrni komunikime elektronike dhe pranoni që të gjitha marrëveshjet, njoftimet, zbulimet dhe komunikimet e tjera që ju ofrojmë në mënyrë elektronike, nëpërmjet emailit dhe në Shërbimet, plotësojnë çdo kërkesë ligjore që një komunikim i tillë të konsiderohet jetë me shkrim.
Ju pranoni dhe pajtoheni për përdorimin e nënshkrimeve elektronike, kontratave, porosive dhe regjistrimeve të tjera, dhe për dorëzimin elektronik të njoftimeve, politikave dhe regjistrimeve të transaksioneve të inicuara apo të përfunduar nga ne apo përmes Shërbimeve, nē çdo rast kur kjo është e aplikueshme.
Ne mund të përdorim adresën e emailit të ofruar në lidhje me rezervimin tuaj ose shërbimin e transportit për t’ju dërguar oferta periodike për produkte të ngjashme me ato që tashmë keni blerë nga ne. Ju keni të drejtë të kundërshtoni përdorimin e adresës suaj të emailit për këtë qëllim në çdo kohë duke klikuar në linkun për çregjistrim të dhënë në email ose duke na kontaktuar drejtpërdrejt.
Ju lutemi vini re se ne mund të komunikojmë ende me ju për qëllime jo-marketingu, të tilla si dërgimi i mesazheve të lidhura me shërbimin që janë të nevojshme për menaxhimin e llogarisë tuaj, për t’iu përgjigjur kërkesave për shërbim, ose për qëllime të tjera operacionale.
- Fëmijët dhe Shërbimet e Rezervimit
Gjatë përdorimit të Platformës së Rezervimit, përdoruesi është përgjegjës për shqyrtimin dhe verifikimin e politikave dhe kushteve të përcaktuara nga operatorët e transportit, lidhur me përdorimin e shërbimeve të tyre nga personat e moshës minorene. Ju lutemi të keni parasysh se aftësia për të realizuar një rezervim, çmimi i rezervimit, si dhe kushte të tjera lidhur me rezervimet mund të ndryshojnë varësisht nëse personi i moshës minorene do të shoqërohet, apo jo, nga një prind dhe/apo kujdestar ligjor.
- Të Drejtat dhe Detyrimet e Udhëtarit për Shfrytëzimin e Shërbimeve të Rezervimit të Transportit
Udhëtarët të cilët janë bartës të pasaportave të lëshuara nga Republika e Shjqipërisë dhe udhëtojnë ndërkombëtarisht, obligohen që të sigurohen se paraqesin një pasaportë të vlefshme, çfarëdo vize dhe dokumente përcjellëse që kërkohen nga shteti i destinimit, ose çfarëdo shtete të ndërmjetme të transitit. Olgeno Travel nuk është e detyruar që të njoftojë udhëtarët që udhëtojnë ndërkombëtarisht për kushtet lidhur me vizat, doganat, sigurimet shëndetësore, apo çfarëdo kushte tjera të vendosura nga shteti i destinacionit, apo çfarëdo shtete transitore. Është obligim i udhëtarit që të informohet përmes autoriteteve kompetente lidhur me kërkesat për udhëtime ndërkombëtare, duke pasur parasysh shtetin e shtetësisë së tyre, dhe të ofrojnë dokumentet e nevojshme për udhëtime të tilla në format valid dhe kohë të duhur.
Udhëtari është përgjegjës për verifikimin dhe konfirmimin e validitetit të dokumenteve të kërkuara për udhëtim. Udhëtari e kupton që as Olgeno Travel, e as operatori i transportit, nuk është e autorizuar për të vërtetuar validitetin e dokumenteve të udhëtimit dhe/apo dokumenteve tjera të kërkuara për udhëtim.
Nëse gjatë kursit të udhëtimit, dokumentet e udhëtimit të udhëtarit humbasin ose vidhen, udhëtari obligohet që të sigurojë dokumente të reja, në shpenzime të veta, dhe në kohë të duhur. Udhëtari e kupton se në raste të tilla, vet udhëtari bartë përgjegjësinë për të gjitha pasojat e mundshme.
Udhëtari është i obliguar që të kontraktoj shërbime të veçanta në lidhje me gjendjen e vet shëndetësore, përfshirë ushqimet specifike, karakteristikat e ulëses apo karakteristika tjera të transportit lidhur me gjendjen e vet shëndetësore, alergjive, invaliditetit, ose shqetësime tjera. Në anën tjetër, Olgeno Travel dhe/apo operatori i transportit nuk bartin kurrfarë obligimi të veçantë, përgjegjësi, ose ngarkesë mbi këtë bazë.
Udhëtari obligohet që të kryej të gjithë vaksinimet e nevojshme dhe të siguroj vërtetime adekuate për udhëtim në vendet që kanë rregulla të veçanta, të cilat mund përfshijnë vaksinimin ose posedimin e dokumenteve të caktuara. Në të kundërtën, udhëtari bartë përgjegjësi për të gjitha pasojat dhe dëmet nga dështimi për të prezentuar vërtetimet përkatëse për vaksinimet e kërkuara.
Udhëtari është i obliguar në mënyrë strikte të respektojë rregullat doganore, dhe/apo valutore, dhe/apo rregullat tjera të Republikës së Shqipërisë, shteteve transite, dhe shteteve të destinimit. Në rastin e pamundësisë të vazhdimit të udhëtimit, apo përkatësisht qëndrimit, për shkak të dështimit të respektimit të rregullave të tilla, udhëtari do të jetë përgjegjës për të gjitha pasojat dhe shpenzimet që rrjedhin.
Udhëtari mund të bartë me vete bagazh në sasinë e lejuar nga operatori i transportit, një çështje të cilën duhet verifikuar paraprakisht me operatorin e transportit. Udhëtari është i obliguar të kujdeset për gjërat personale në mjetin transportues, për dhënien, apo përkatësisht marrjen e bagazhit, të dorëzuar tek operatori i transportit. Olgeno Travel nuk është, dhe nuk mund të mbahet përgjegjëse për të drejtat e udhëtarit lidhur me çështjet e lidhura me bagazhin, bagazhin e lejuar, humbjen, vjedhjen, ose dëmtimin e bagazhit, dhe/apo gjërave tjera personale. Të gjitha të drejtat e tilla mund të ushtrohen nga udhëtari vetëm në relacion të drejtpërdrejtë me operatorin e transportit.
Udhëtari duhet të jetë i informuar mbi, dhe t’i respektojë të gjitha kërkesat e mundshme nga shtetet e transitit ose shtetet e destinimit lidhur me policat e nevojshme të sigurimit të shëndetit në udhëtim, gjatë qëndrimit, dhe/apo udhëtimit jashtë shteteve respektive, si dhe sigurimit të udhëtimit, që mund të përfshijë sigurimin e bagazhit, sigurimim nga dëmet në fatkeqësi, sigurimin ndaj dorëheqjes nga udhëtimi, dhe të tjera sigurime të cilat mund të kërkohen. Me rezervimin dhe/apo blerjen e biletës nëpërmjet Platformës së Rezervimit të Transportit, udhëtari konfirmon dhe vërteton që është i informuar për kërkesat e mundshme ligjore mbi sigurime, dhe të njëjtën çështje e ka trajtuar personalisht me autoritetet e duhura.
Udhëtari ka të drejtë të kërkojë informata të detajuara mbi kushtet e udhëtimit, përveç informatave të ofruara në Platformën e Rezervimit të Transportit. Informatat e tilla duhet t’i vë në dispozicion vetëm operatori i transportit, dhe jo Olgeno Travel. Andaj, udhëtari kupton se të drejtat e tilla mund t’i kërkojë dhe/apo realizojë vetëm në relacion të drejtpërdrejtë me operatorin e transportit, dhe jo nga Olgeno Travel.
Përderisa të gjitha kushtet e përcaktuara në këtë seksion janë të lidhura me të drejta të cilat udhëtari i gëzon në raport me operatorin e transportit, Olgeno Travel, në asnjë rast nuk mund të mbahet përgjegjëse për çfarëdo shkelje të operatorit të transportit dhe/apo pretendim të parashtruar nga udhëtari lidhur me të drejtat dhe detyrimet e udhëtarit për shfrytëzimin e shërbimeve të transportit.
Kafshët Shtëpiake dhe Shërbimet e Rezervimit#
Gjatë përdorimit të Platformës së Rezervimit, përdoruesi është përgjegjës për shqyrtimin dhe verifikimin e politikave dhe kushteve të përcaktuara nga operatorët e transportit, lidhur me shoqërimin nga kafshët shtëpiake gjatë përdorimit të shërbimeve të tyre.
Në rastet kur operatorët e transportit shënojnë në Platformat e Rezervimit se ata nuk pranojnë kafshë shtëpiake brenda hapësirave të tyre, rezervuesi nuk lejohet që të shoqërohet nga kafshët shtëpiake gjatë rrjedhës së rezervimit të vet.
- Rregullat e Transportit
Udhëtarët duhet t’i përmbahen detajeve të biletave të tyre të transportit dhe të arrijnë në pikën e nisjes së paku tridhjetë (30) minuta para fillimit të udhëtimit. Çfarëdo pretendime që udhëtarët mund të kenë lidhur me rezervimin e tyre nuk mund të qëndrojnë nëse udhëtari nuk është i pranishëm në orën dhe vendin e nisjes, siç specifikohet në biletën e tyre të rezervuar të transportit.
Në rastet kur udhëtarët kanë çfarëdo pretendimesh në lidhje me anulimin, ndryshimin e pa arsyeshëm të orareve të transportit, ose shkaqe tjera që asryetojnë rimbursimin, ata duhet t’i drejtohen menjëherë operatorit të transportit. Në rastet kur udhëtarët kanë kryer pagesën e tyre përmes Platfomës së Rezervimit të Transportit dhe operatori i transportit anulon dhe/apo ndryshon pa arsyeshëm orarin e trasnportit, udhëtari mund t’i drejtohet Olgeno Travel drejtpërdrejtë, dhe duhet të kontaktojë Olgeno Travel menjëherë, me një kërkesë për rimburism duke theksuar shkaqet e kërkesës.
Emri i udhëtarit duhet të përputhet me emrin mbi rezervimin e kryer përmes Platformës së Rezervimit të Transportit. Në raste të caktuara, dhe kur kërkohet, udhëtari duhet të identifikojë veten tek përfaqësuesit dhe/apo stafi i operatorit të transportit duke prezentuar konfirmimin e rezervimit, në format të shtypur dhe/apo elektronik, si dhe një mjet identifikimi të vlefshëm me fotografi të lëshuar nga autoritetet kompetente publike që përfshijnë një letërnjoftim, pasaportë, dhe/apo patentë shoferi.
Itineraret e publikuara në Platformën e Rezervimit të Transportit janë linja të planifikuara dhe linja direkte të cilat, në raste të udhëtimeve ndërkombëtare, mund të përfshijnë tranzit përmes shteteve të treta. Nëse tranziti i tillë është planifikuar apo nodh për shkaqe përtej kontrollit të operatorit të transportit, operatori i transportit garanton transportin e vazhduar të pasagjerëve në destinacionin e tyre të rezervuar.
Në rastet kur një mjet që udhëton mes dy pikave nuk mund të presë për një mjet të vonuar linje, dhe/apo nëse ndodhin çfarëdo prishjesh, dhe/apo në raste tjera të veçanta, dhe operatorët e transportit ofrojnë transport zëvendësues, udhëtari duhet të pranoj transportin zëvendësues. Në raste të caktuara, kjo mund të realizohet përmes metodave të ndryshme të transportit që mund të operohen nga operatorë tjerë. Çfarëdo pretendime apo kërkesa për një formë të veçantë transporti nuk do të njihen nga operatori i transportit dhe/apo Olgeno Travel.
Në rast se udhëtari rezervon itinerare tjera të ndara dhe i kombinon ato me një rezervim të realizuar përmes Platformës së Rezervimit të Transportit për të krijuar një udhëtim të kombinuar, duke përfshirë transite, udhëtari do të bart vetë përgjegjësinë e rrezikut për humbjen e një linje. Në raste të tilla, kërkesa për transport zëvendësues, akomodim zëvendësues, ose të llojit të ngjashëm, nuk mund të ngrihen ndaj operatorit të transportit dhe/apo Olgeno Travel.
- Kufizimi i Përgjegjësisë për Shërbimet e Rezervimit
Olgeno Travel nuk bartë asnjë përgjegjësi për sigurinë e përdoruesve dhe pasurisë së tyre gjatë periudhës së rezervimit dhe përdorimit të shërbimeve të transportit. Duke pranuar këto Kushte të Rezervimit, udhëtari në mënyrë shprehimore pranon se kupton që Olgeno Travel është, dhe mbetet, përgjegjëse vetëm për rezervimin, përkatësisht blerjen e biletës së trasportit dhe, në rastet të caktuara, rimbursimin e pagesës sipas këtyre Kushteve të Rezervimit. Në anën tjetër, nga data e fillimit të rezervimit, të gjitha obligimet ndaj udhëtarit i takojnë operatorit të transportit dhe çfarëdo pretendimi nga udhëtari duhet të drejtohet tek operatorët e transportit.
Operatorët e transportit janë të obliguar që, në përputhje me ligjet e aplikueshme të Republikës së Shqipërisë dhe vendeve ku operojnë, të zbatojnë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë duke përfshirë, por pa u kufizuar në, përshtatshmërinë me standardet e sigurisë së transportit dhe ndërtimit, masat mbrojtëse kundër zjarrit, sigurimin e hapësirave dhe bagazheve nga vjedhjet, sigurimin e udhëtarëve gjatë ndalesave në stacione të ndryshme dhe hapësira pushuese, si dhe, aq sa është e mundur, sigurimin e hapësirave nga fatkeqsitë natyrore. Olgeno Travel në mënyrë shperhimore mohon dhe heq dorë nga çfarëdo përgjegjësie lidhur me çështjet e përcaktuara në këtë paragraf.
Klientët janë të obliguar të paguajnë operatorin e transportit për të gjitha shërbimet shtesë , përfshirë por pa u kufizuar në shërbimin e ushqimit dhe pijeve që nuk janë të përfshira në rezervimin e tyre dhe/apo çfarëdo shërbimeve tjera.
Olgeno Travel nuk mbanë asnjë përgjegjësi për mos-pagesën e çfarëdo bilete dhe/ apo shume totale të rezervimit nga rezervuesi, nëse pagesat e sipërpërmendura nuk janë realizuar përmes Platformës së Rezervimit. Në raste të mos-pagesës së çfarëdo bilete, për çfarëdo arsye, Olgeno Travel nuk mund të mbahet përgjegjëse. Çështje të tilla duhet trajtuar ndërmjet rezervuesit dhe operatorit të transportit.
Olgeno Travel nuk mbanë asnjë përgjegjësi për shmangien e detyrimeve tatimore, dhe/apo licencuese, dhe/apo tjera, të operatorëve të transportit dhe/apo operatorëve të mikpritjes, dhe/apo mospërputhshmërisë së operatorëve të transportit dhe/apo operatorëve të mikpritjes me detyrimet publike të vendeve ku ofrojnë shërbimet e tyre, përfshirë Republikën e Shqipërisë.
Në rastet kur rezervuesit prezantojnë konfirmim të pavërtetë dhe/apo të falsifikuar, ose kur ndodhin situata të ngjashme, dhe operatorët e transportit nuk e realizojnë verifikimin e konfirmimit të sipërpërmendur përmes Platformave të Rezevimit dhe përkundrazi vazhdojnë t’i ofrojnë shërbime personit që prezanton një dokument të tillë të pavlefshëm, atëherë Olgeno Travel nuk mban asnjë lloj përgjegjësie për pagesë, apo çfarëdo forme të kompensimit të dëmit ndaj operatorëve të transportit dhe/apo operatorëve të mikpritjes.
- Procedurat e Rezervimit
Përdoruesit mund qasen në Platformat e Rezervimit nga cilido vend i botës, përmes autentifikimit në Platformat e Rezervimit, sipas këtyre Kushteve të Rezervimit, Kushteve të Përgjithshme, dhe/apo kushteve tjera të përcaktuara nga Olgeno Travel dhe të aplikueshme në ndonjë rast.
Përdoruesi mund të zgjedh nga një llojllojshmëri e gjerë e itinerareve të udhëtimit të ofruara respektivisht nga operatorët e ndryshëm të transportit, të cilat filtrohen në bazë të llojit, vendndodhjes, distancës, çmimit, dhe mënyrave tjera të filtrimit të vëna në dispozicion nga Olgeno Travel dhe të përzgjedhura nga përdoruesi përmes Platformës së Rezervimit.
Në rastet e blerjes së biletave të transportit, përdoruesi mund të zgjedh të realizoj pagesën për blerjen e biletave të transportit në mënyrë elektronike përmes Platformës së Rezervimit të Transportit, dhe/apo drejtpërdrejtë tek operatori i transportit, në çdo kohë, deri pesë (5) minuta para nisjes. Pa marr parasysh momentin e realizimit të pagesës për blerjen e biletës, operatori i transportit do të bëjë rezervimin e biletës në momentin e pranimit të rezervimit nga Platforma e Rezervimit të Transportit, dhe do ta mbaj biletën e rezervuar në çfarëdo rrethane, përveç nëse udhëtari ose Olgeno Travel e njofton operatorin e transportit për anulimin e rezervimit.
Konfirmimet e sipërpërmendura përmbajnë të gjitha të dhënat relevante mbi operatorin e transportit, të dhënat mbi mjetin e transportit, itinerarin e udhëtimit, si dhe adresën e pikë nisjes së udhëtimit.
Konfirmimi i rezervimit, i dërguar nga Olgeno Travel tek përdoruesi, shërben si biletë. Andaj, operatorët e transportit kanë për detyrim që ta pranojnë konfirmimin e sipërpërmendur si biletë të vlefshmw, dhe t’i ofrojnë rezervuesit transportin sipas rezervimit të tillë, me kusht që rezervimi i tillë të jetë i konfirmueshëm përmes Platformës së Rezervimit.
- Procedura e Veçantë për Rezervimin e Biletave për Linjat Ndër-Urbane
Këto Kushte të Rezervimit janë hartuar në përputhje me ligjet e aplikueshme të Republikës së Shqipërisë, LIGJ Nr.8308, datë 18.3.1998 PËR TRANSPORTET RRUGORE(Ndryshuar me ligjet nr. 8908, datë 6.6.2002, nr. 9096, datë 3.7.2003,nr. 9373, datë 14.4.2005, nr. 9760, datë 21.6.2007, nr. 10137, datë 11.5.2009nr. 10 302, datë 15.7.2010, nr. 118, datë 13.12.2012, nr. 21, datë 14.2.2013, nr. 37, datë10.4.2014, nr. 10/2016, datë 11.2.2016) Neni 21/2(Shtuar me ligjin nr. 10/2016, datë 11.2.2016), Olgeno Travel nuk do të bëjë shitje të biletave për linja ndër- urbane përmes Platformës së Rezervimit të Transportit. Rrjedhimisht, Olgeno Travel do të ofrojë vetëm konfirmimin e rezervimit për linjat ndër-urbane.
Në rastet kur çmimi i plotë për rezervimin e biletave të transportit paguhet nëpërmjet Platformës së Rezervimit të Transportit, siç përcaktohet në këto Kushte të Rezervimit, konfirmimi i pagesës së sipërpërmendur do të përdoret nga udhëtari për të blerë biletën drejtpërdrejtë nga operatori i transportit i përcaktuar në konfirmimin e rezervmimit.
Në rastet e udhëtimeve ndër-urbane, kur është e nevojshme pagesa e tarifave shtesë për udhëtarin, përfshirë tarifën e stacionit të autobusëve, tarifat e tilla do të paguhen nga operatori i transportit, dhe do të konsiderohen si pjesë e çmimit të rezervimit të paguar nga udhëtari, me rastin e kryerjes së pagesës për rezervim, përmes Platformës së Rezervimit të Transportit.
- Procedurat e Ndryshimit, Anulimit, dhe Rimbursimit të Biletave të Transportit#
Në rastet kur Platforma e Rezervimit të Transportit përdoret për të realizuar pagesë elektronike të biletës, do të vlejnë rregullat e anulimit dhe rimbursimit në vijim:
-Për të gjitha rezervimet, mundësia për të anuluar ose ndryshuar biletën varet nga blerja e shërbimeve Travel Flex. Udhëtarët që nuk kanë blerë njërin nga shërbimet Travel Flex nuk do të kenë mundësinë e anulimit ose ndryshimit të biletës të tyre.
-No Flex: Ndryshimet ose anulimet lejohen vetëm brenda një 1 ore pas blerjes. Përtej kësaj periudhe, biletat nuk mund të ndryshohen ose rimbursohen.
-Basic Flex: Udhëtarët me Basic Flex mund të anulojnë biletat e tyre deri në 48 orë përpara nisjes së planifikuar. Rimbursimet do të bëhen vetëm për shumën totale të çmimit të biletës, duke përjashtuar tarifën e rezervimit dhe tarifën Basic Flex. Ndryshimet në rezervim mund të kërkohen deri në 48 orë vetëm një herë para nisjes së planifikuar.
-Premium Flex: Udhëtarët me Premium Flex mund të anulojnë biletat e tyre deri në 24 orë përpara nisjes së planifikuar. Rimbursimet do të bëhen vetëm për shumën totale të çmimit të biletës, duke përjashtuar tarifën e rezervimit dhe tarifën Premium Flex. Ndryshimet në rezervim mund të kërkohen deri në 24 orë pa limit para nisjes së planifikuar. Përfshin Asistencë.
Nëse operatori i transportit e anulon nisjen për çfarëdo arsye, Olgeno Travel nuk do t’i bëjë operatorit të transportit asnjë pagesë për biletat e itinerarit përkatës, në rastet kur Olgeno Travel ka pranuar pagesat për rezervimet përmes Platformës së Rezervimit të Transportit. Në anën tjetër, kërkesat për kompensim për pagesat e kryera nga udhëtari direkt tek operatori i transportit, duhet t’i drejtohen operatorit të transportit, pa përfshirjen e Olgeno Travel.
Në rast se operatori i transportit nuk e mban biletën e rezervuar për udhëtarin, për çfarëdo arsye, operatori i transportit detyrohet ta dëmshpërblej udhëtarin për humbjen e rezervimit dhe çfardëdo dëmi të shkaktuar.
Olgeno Travel nuk ka asnjë obligim për asnjë lloj kompensimi të dëmit, material ose jo material, ndaj udhëtarit, përveç rimbursimit të çmimit të biletës, kur bileta e sipërpërmendur është paguar përmes Platformës së Rezervimit të Transportit, dhe kur janë përmbushur kushtet për rimburisim, sipas këtyre Kushteve të Rezervimit.
- Tarifa e rezervimit
Për rezervimet e bëra per biletat e transportit do të caktohet një pagesë për shërbimin (tarifa e rezervimit), kjo pagesë do të mbulojë shpenzimet administrative të lidhura me rezervimin tuaj. Në rast të anulimit të rezervimit, kjo pagesë nuk do të rimbursohet.
Kushtet e Përdorimit dhe Anulimit për Pakot e Udhëtimit#
- Informatat Personale:
-Për të përfunduar sukesshëm një rezervim të pakos së udhëtimit, klientët duhet të japin informatat e tyre personale, si letërnjoftimin ose pasaportën, tek agjencia e udhëtimit.
-Olgeno TravelTravel nuk do të kërkojë ose ruajë informatat personale si pasaportën ose letërnjoftimin dhe nuk mban asnjë përgjegjësi për sigurinë e këtyre informatave. Klientët inkurajohen të shqyrtojnë politikën e privatësisë të agjencisë për më shumë detaje mbi trajtimin e këtyre të dhënave.
Rimbursimi:
-Rimbursimi dallon për çdo pako të udhëtimit, dhe detajet e rimbursimit do të shkruhen në përshkrimin e çdo pako. Në raste kur nuk kanë mbetur vende për ndonjë pako dhe udhëtari ka përfunduar pagesën, shuma e pakos (pa përfshirë tarifën e rezervimit) do t’i rimbursohet udhëtarit.
Shënime Shtesë:
Klientët këshillohen të shqyrtojnë me kujdes politikën e rimbursimit të përcaktuar për çdo pako para se të bëjnë një blerje.
Është përgjegjësia e klientit të japë informatat e sakta për procesin e rezervimit.
Olgeno Travel rezervon të drejtën për të ndryshuar çmimet dhe detajet e pako-së për shkaqe të paparashikuara, dhe klientët do të njoftohen menjëherë për çdo ndryshim.
Duke blerë një pako udhëtimi në Olgeno Travel, klientët pajtohen të respektojnë këto kushte të përdorimit. Olgeno Travel rezervon të drejtën për të përditësuar ose ndryshuar këto kushte pa njoftim paraprak, dhe është përgjegjësia e klientit të qëndrojë në dijeni për çdo ndryshim.
- Transferimi i të Drejtave dhe Detyrimeve
Transferimi i të drejtave dhe obligimeve të përdoruesve të Platformës së Rezervimit është i mundur në rrethana të caktuara dhe sipas kushteve të caktuara në këto Kushte të Rezervimit, vetëm me miratim paraprak me shkrim nga Olgeno Travel.
Në rastet e rezervimit të një bilete të transportit, udhëtari nuk mund t’i transferojë obligimet e veta sipas këtyre Kushteve të Rezervimit, në tërësi apo pjesshëm, pa miratim paraprak me shkrim nga Olgeno Travel. Me miratimin me shkrim nga Olgeno Travel, udhëtari mund t’ia transferojë obligimet e veta sipas këtyre Kushteve të Rezervimit cilitdo subjekt tjetër.
Olgeno Travel mund t’i transferoj të drejtat dhe detyrimet e veta nga këto Kushte të Rezervimit lirshëm te palët e treta, pa pasur nevojë për pëlqimin e rezervuesit. Një transferimi i tillë nuk duhet të pakësoj dhe/apo cenoj të drejtat e rezervuesit.
- Mbrojtja e Konsumatorëve
Këto Kushte të Rezervimit janë hartuar në përputhje me, dhe janë subjekt i, ligjeve të aplikueshme në Republikën e Shqipërisë, përfshirë LIGJ Nr.9902, datë 17.4.2008 PËR MBROJTJEN E KONSUMATORËVE, si dhe LIGJ Nr. 71/2018 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9902, DATË 17.4.2008, “PËR MBROJTJEN E KONSUMATORËVE”, TË NDRYSHUAR.
Olgeno Travel respekton dhe ofron mbrojtjet përkatëse për përdoruesit, sipas dispozitave të ligjeve të aplikueshme, për aq sa Olgeno Travel mund të jetë përgjegjëse dhe e detyruar në cilësinë e vet si një ndërmjetësues i rezervimeve.
Përdoruesit gëzojnë të drejtën që pretendimet e tyre ndaj operatorëve të transportit dhe/apo operatorit të mikpritjes, respektivisht, t’i paraqesin para të gjitha institucioneve dhe/apo inspektorateve kompetente për mbrojtje të konsumatorëve, siç parashihet me ligj.
- Plotësimet, Ndryshimet, dhe Ndashmëria e Kushteve të Rezervimit
Olgeno Travel në vazhdimësi përmirëson dhe avancon Shërbimet ekzistuese, si dhe ofron shërbime të reja. Kjo do të thotë që Olgeno Travel mund të shtojë funksionalitete të reja, produkte dhe/apo shërbime, apo t’i ndërprejë Shërbimet ekzistuese. Olgeno Travel mund të ndërmarrë cilindo nga këto veprime në çdo kohë dhe mund të mos jetë në gjendje t’iu njoftoj Juve paraprakisht. Në raste të tilla, këto Kushte të Rezervimit modifikohen dhe/apo plotësohen krahas modifikimit dhe/apo plotësimit të Shërbimeve, përfshirë Shërbimet e Rezervimit.
Në rast se Ju vazhdoni t’i përdorni Shërbimet e Rezervimit edhe pas ndryshimeve të tilla, atëherë ne konsiderojmë se Ju i keni pranuar dhe pajtoheni me ndryshimet e tilla të Shërbimeve, respektivisht modifikimet dhe/ apo plotësimet e Kushteve të Rezervimit dhe se Ju nuk keni asnjë vërejtje në lidhje me modifikimet dhe/apo plotësimet e këtyre Kushteve të Rezervimit.
Në rast se ndonjë dispozitë e Kushteve të Rezervimit konstatohet të jetë e paligjshme, e pavlefshme ose e pazbatueshme në procedurë të arbitrazhit, në gjykatë, apo nga çfarëdo autoriteti tjetër kompetent, dispozitat tjera të këtyre Kushteve të Rezervimit mbesin të plotfuqishme dhe me efekt të plotë juridik.
Në rast të mospërputhjeve në mes të gjuhës ose kuptimit të ndonjë pjese të tekstit të këtyre Kushteve të Rezervimit dhe Kushteve të Përgjithshme, kushtet e këtyre Kushteve të Rezervimit mbizotërojnë dhe aplikohen në të gjitha rastet kur bëhet fjalë për Shërbimet e Rezervimit.
- Mos-Heqja Dorë
Dështimi i cilësdo palë që të zbatojë ndonjë dispozitë të këtyre Kushteve të Rezervimit nuk do të konstituojë dhe nuk nënkupton në asnjë mënyrë heqje dorë nga këto Kushte të Rezervimit, përveç siç është përcaktuar në këto Kushte të Rezervimit.
- Pezullimi i Shërbimeve të Rezervimit
Përmes njoftimit me shkrim, që mund të pubikohet në uebfaqet e Olgeno Travel, Olgeno Travel mund t’i pezullojë Shërbimet e veta, përfshirë Shërbimet e Rezervimit, dhe/apo të urdhërojë shtyrjen e performimit të Shërbimeve që janë objekt i këtyre Kushteve të Rezervimit.
Dispozitat Përfundimtare
Kushtet e Rezervimit përmbajnë mirëkuptimin e plotë të palëve, në lidhje me ndarjen rrezikut të plotë mes tyre, dhe përbëjnë një deklaratë të plotë dhe ekskluzive të përkufizimeve të kushteve të marrëveshjes së tyre në lidhje me çështjet e sipërpërmendura.
Të gjitha bisedimet, marrëdhëniet, mirëkuptimet dhe marrëveshjet e mëparshme, verbale dhe/apo me shkrim, në lidhje me këto Kushte të Rezervimit tani zëvendësohen nga këto Kushte të Rezervimit, përveç kushteve specifike të aplikueshme për ndonjë rast të caktuar që mund të vendosen nga Olgeno Travel në Platformat e Rezervimit.
Lidhur me ligjin e aplikueshëm dhe/apo zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, në lidhje me çfarëdo mosmarrëveshje ose pretendim që rrjedhin nga, dhe/apo që lidhen me këto Kushte të Rezervimit, duke përfshirë shkelje, ndërprerje, apo jo- vlefshmëri, aplikohen rregullat e përcaktuara në Kushtet e Përgjithshme për ligjin e aplikueshëm dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.