Kushtet e Përdorimit

Hyrje

Mirë se vini në OLGENO TRAVEL!
Ju faleminderit që keni zgjedhur të përdorni uebfaqet, produktet dhe shërbimet e OLGENO TRAVEL, të cilave në tërësi do t’i referohemi si “Shërbimet”.
Duke shfrytëzuar Shërbimet tona, ju, në emrin tuaj, në emër të personave tjerë në kujdestarinë tuaj, dhe/apo personave që mund të qasen përmes llogarisë suaj, pajtoheni dhe merrni përsipër të respektoni në tërësi obligimet tuaja që rrjedhin nga këto Kushte të Përgjithshme të Përdorimit. Pajtimi me, dhe respektimi i këtyre Kushteve të Përgjithshme të Përdorimit është parakusht për shfrytëzimin e Shërbimeve tona. Në të kundërtën, ne me mirësi i’u kërkojmë të shmangni përdorimin e Shërbimeve tona.
Ne i kemi hartuar këto Kushte të Përgjithshme të Përdorimit, të cilave do t’i referohemi në vijim si “Kushte të Përgjithshme”, ashtu që t’iu mundësojmë juve të njoftoheni me rregullat të cilat qeverisin marrëdhënien tuaj me OLGENO TRAVEL.

Edhe pse jemi munduar të sigurohemi që këto Kushte të Përgjithshme të jenë sa më të kuptueshme, ju do të hasni terma ligjore brenda këtyre Kushteve të Përgjithshme. Arsyeja e përdorimit të këtyre termave është sepse këto Kushte të Përgjithshme formojnë dhe rregullojnë marrëdhënien e detyrueshme kontraktuese ndërmjet jush dhe OLGENO TRAVEL. Prandaj, ne i’u rekomandojmë fuqishëm që t’i lexoni ato me kujdes.

Keni parasysh se këto Kushte të Përgjithshme zbatohen dhe janë të aplikueshme ndaj të gjithë përdoruesve të të gjitha uebfaqeve, Shërbimeve, dhe/apo produkteve të ofruara nga dhe/apo nëpërmjet OLGENO TRAVEL., (shikoni një listë jo-shteruese të uebfaqeve të OLGENO TRAVEL.). Sidoqoftë, në rastet kur ndonjë uebfaqe dhe/apo shërbim i veçantë i OLGENO TRAVEL ka kushtet e veta të veçanta, kushtet e tilla të veçanta do të jenë të aplikueshme. Po ashtu, në rast se ka ndonjë mospërputhje ndërmjet këtyre Kushteve të Përgjithshme dhe kushteve të tjera të veçanta, atëherë kushtet e tilla të veçanta mbizotërojnë dhe aplikohen.

Përdorimi dhe/apo vizita e kësaj uebfaqe dhe çfarëdo uebfaqe tjetër në pronësi të OLGENO TRAVEL

Përdorimi dhe/apo vizita e kësaj uebfaqe dhe çfarëdo uebfaqe tjetër në pronësi të OLGENO TRAVEL, nënkupton pranimin tuaj të plotë, pa asnjë rezervë, të këtyre Kushteve të Përgjithshme të cilat aplikohen në tërë përmbajtjen e uebfaqeve të lartpërmendura. Në rast se ju nuk jeni dakord me ndonjë pjesë të këtyre Kushteve të Përgjithshme, ju nuk duhet të vazhdoni me përdorimin e mëtejshëm të uebfaqeve të tilla.

Nëse vazhdoni më tutje, ju, si përdorues e pranoni që keni lexuar, kuptuar, dhe pranuar, pa asnjë rezervë, këto Kushtet të Përgjithshme, si dhe jeni dakord dhe pajtoheni me detyrimet tuaja, siç përcaktohen në këto Kushte të Përgjithshme.

Definimi i Nocioneve të Përgjithshme

Nocionet e përdorura në kuadër të këtyre Kushteve të Përgjithshme kanë kuptimet si në vijim:

“OLGENO TRAVEL” – nënkupton OLGENO TRAVEL, , e cila është një shoqëri tregtare e Republikës së Shqipërisë, e cila operon në Republikën e Shqipërisë, me Numrin unik të identifikimit te subjektit (NUIS) K31825016M, me adresë të regjistruar, Tirane Tirane TIRANE Rruga e Durresit, brenda terminalit te jugut.

“Shërbime” – nënkupton të gjitha uebfaqet dhe/apo produktet e ofruara nga dhe/apo nëpërmjet OLGENO TRAVEL.

“Ju”, apo “përdorues”, apo “blerës”” nënkupton secilin vizitor dhe/apo shfrytëzues të Shërbimeve të OLGENO TRAVEL dhe varësisht nga Shërbimet e përdorura, termi “përdorues” mund të ketë kuptime të ndryshme. Për qëllimet e këtyre Kushteve të Përgjithshme, termet “përdorues”, “konsumator”, dhe “klient” kanë kuptim të njëjtë, përveç nëse paraqiten ndryshe nga konteksti i përdorimit.

“Ne”, apo “neve” apo “tona” – i referohet OLGENO TRAVEL.

“Palët” – nënkupton Ju dhe OLGENO TRAVEL.

“Afate” – janë limitet kohore që OLGENO TRAVEL i vendos për ofrimin e ndonjë Shërbimi të caktuar, varësisht nga uebfaqja dhe/apo produkti/Shërbimi që ofrohet nga OLGENO TRAVEL. Ju lutem keni parasysh se afatet mund të kenë kuptime të ndryshme për produkte/Shërbime të ndryshme.

“Ditë”- i referohet cilësdo ditë kalendarike.

“Ditë pune/Ditë biznesi” – i referohet çdo dite të vitit përveç ditëve të fundjavës dhe ditëve të festave zyrtare në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me ligjin e aplikueshëm për festat zyrtare.

“Legjislacion i zbatueshëm” – i referohet legjislacionit të zbatueshëm në Republikën e Shqipërisë, sipas KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË*(Ndryshuar me ligjet: nr. 9675, datë 13.1.2007;nr. 9904, datë 21.4.2008;nr. 88/2012, datë 18.9.2012;nr. 137/2015, datë 17.12.2015;nr. 76/2016, datë 22.7.2016;nr.115/2020,datë 30.7.2020; nr. 16/2022, datë 10.2.2022)

“Palë e tretë” – nënkupton çdo subjekt fizik ose juridik tjetër, përpos Juve, dhe OLGENO TRAVEL. Për Shërbime të caktuara, termi palë e tretë mund të ketë kuptime tjera.

“Platformë” – nënkupton dhe përfshin secilën nga uebfaqet e OLGENO TRAVEL, përmes së cilave ofrohen Shërbimet dhe produktet e OLGENO TRAVEL. Termi platformë më së afërmi definohet, dhe i referohet, uebsite-it që Ju e shfrytëzoni në çfarëdo momenti të caktuar.

“Praktikë korruptuese” – nënkupton ofrimin, dhënien, pranimin ose kërkimin e ndonjë objekti me vlerë, me qëllim të ndikimit të ndokujt gjatë çfarëdo procesi dhe/apo realizimi të ndonjë shitje/blerje.

“Praktikë mashtruese” – nënkupton shtrembërimin e fakteve me qëllim të ndikimit në procesin e shfrytëzimit të Shërbimeve në dëm të OLGENO TRAVEL, dhe përfshin marrëveshjet e fshehta ndërmjet përdoruesit dhe çfarëdo pale tjetër.

“Fuqi madhore” – i referohet një ngjarje përtej kontrollit të palës së prekur, që është e paparashikueshme dhe nuk ndodh për fajin ose neglizhencën e palës të tillë. Ngjarjet e tilla mund të përfshijnë, por nuk kufizohen në, luftërat apo revolucionet, zjarret, epidemitë, pandemitë, karantinat, embargot, vonesat doganore, dështimi i internetit apo ndërprerjet nga ofruesit e energjisë elektrike, sulmet masive në internet, dhe sulm kibernetik në rrjetin e internetit, që ndikon mundësinë e OLGENO TRAVEL për të ofruar Shërbimet e veta, dhe situata të ngjashme jashtë kontrollit të palëve.

Të gjitha termat dhe nocionet e definuara më lartë janë nocione të përgjithshme, dhe si të tilla zbatohen në të gjitha Shërbimet dhe uebfaqet e OLGENO TRAVEL, përveç nëse një uebfaqe e caktuar ka përkufizime të veçanta të nocioneve dhe termeave, në të cilin rast përkufizimet e nocioneve dhe termave të veçanta do të jenë të aplikueshme. Në rast se ka ndonjë mospërputhje ndërmjet përkufizimeve të këtyre nocioneve të përgjithshme dhe përkufizimeve të nocioneve të veçanta, atëherë përkufizimet e nocioneve të veçanta mbizotërojnë.

Të gjitha fjalët e përdorura në njëjës do të kenë kuptimin e njëjtë edhe në shumës.

Hyrja në Fuqi dhe Detyrueshmëria e Kushteve të Përgjithshme

Pranimi i këtyre Kushteve të Përgjithshme krijon një marrëdhënie kontraktuese dhe detyruese ndërmjet Juve dhe OLGENO TRAVEL. Çfarëdo ndryshime dhe/apo plotësime të Kushteve të Përgjithshme konsiderohen se kanë ndryshuar dhe/apo plotësuar marrëdhënien kontraktuese ndërmjet Juve dhe OLGENO TRAVEL. Këto Kushte të Përgjithshme hyjnë në fuqi kurdo që shfaqet cilado nga rrethanat në vijim:

  1. Kur Ju vizitoni ndonjë nga uebfaqet e OLGENO TRAVEL.
  2. Në rast të ndryshimit dhe plotësimit të Kushteve e Përgjithshme, kur Ju vazhdoni të përdorni Shërbimet e OLGENO TRAVEL, pas ndryshimit dhe plotësimit të Kushteve të Përgjithshme.

Për të shmangur çfarëdo dyshimi, momenti i hyrjes në fuqi të këtyre Kushteve të Përgjithshme do të jetë momenti i parë i shfaqjes së cilësdo nga rrethanat e përcaktuara në paragrafin paraprak.

Kushtet e Përgjithshme mbesin në fuqi për aq kohë sa përdoruesi viziton një nga uebfaqet e OLGENO TRAVEL, dhe/ose për sa kohë që mbeten të regjistruar si përdorues të Shërbimeve të OLGENO TRAVEL. Në rast se përdoruesi vendos të mbyll llogarinë me OLGENO TRAVEL dhe të paguaj çfarëdo detyrimi monetar të mbetur ndaj OLGENO TRAVEL, atëherë Kushtet e Përgjithshme mbesin në fuqi deri në momentin e përfundimit të procedurave për mbylljen e llogarisë.

Privatësia

OLGENO TRAVEL do të përpunojë dhe mirëmbajë të dhënat personale në përputhje me ligjin e aplikueshëm në Republikën e Shqipërisë, LIGJ Nr. 9887, datë 10.3.2008PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE1(Ndryshuar me ligjin nr.48/2012, datë 26.4.2012; me ligjin nr.120/2014, datë 18.9.2014; meligjin nr.78/2023, datë 21.9.2023)(I përditësuar) për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Për më tepër, OLGENO TRAVEL vullnetarisht dhe në vazhdimësi bënë përpjekje për të harmonizuar politikat e veta të procesimit dhe mbrojtjes së të dhënave personale me standardet më të larta ndërkombëtare për mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësisë, si Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (GDPR), të Bashkimit Europian, e cila ka hyrë në fuqi më 25 maj 2018.

Për më shumë informata në lidhje me trajtimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale, i’u lutem lexojeni me kujdes Njoftimin për Privatësi të publikuar në uebfaqen tonë të korporatës (shikoni Njoftimin e Privatësisë). Njoftimi i Privatësisë përbën një pjesë integrale dhe të pandashme të këtyre Kushteve të Përgjithshme. Po ashtu, Njoftimi i Privatësisë është i aplikueshëm për cilindo dhe të gjitha uebfaqet dhe Shërbimet e OLGENO TRAVEL, përveç në rastet kur ndonjë uebfaqe dhe/apo Shërbim i veçantë ka ndonjë njoftim dhe/apo politikë të veçantë të aplikueshme.

Komunikimet

Ju pajtoheni që të komunikoni me OLGENO TRAVEL në mënyrë elektronike, përmes emailit, teksteve, njoftimeve, apo mesazheve në platformat tona. Ju mund të ruani kopje të këtyre komunikimeve për dosjet tuaja.

Ju pajtoheni se të gjitha marrëveshjet, njoftimet, shpalosjet, dhe komunikimet tjera që ne i’u ofrojmë Juve në mënyrë elektronike janë valide dhe përmbushin çfarëdo kërkese ligjore për barasvlefshmëri me komunikimet në shkrim duke u bazuar, por pa u limituar, në LIGJ Nr.9918, datë 19.5.2008 PËR KOMUNIKIMET ELEKTRONIKE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË Me ndryshimet sipas ligjit 102 date 24.10.2012 (flet.zyrtare nr.145, faqe:8060, ndryshimin sipas ligjit 107/2018 date 20.12.2018 (flet.zyrtare Nr.197, faqe: 15283) për Komunikimet Elektronike, dhe ligjet tjera të aplikueshme në Republikën e Shqipërisë, si dhe ligjet e vendit ku OLGENO TRAVEL operon apo ushtron aktivitetet e veta, dhe normat ndërkombëtare për komunikim zyrtar elektronik.

Komunikimi Juaj me OLGENO TRAVEL do të realizohet përmes përfaqësuesve të OLGENO TRAVEL të cilët janë përgjegjës për fushën përkatëse për të cilën bëhet fjalë. Ju mund t’i drejtoheni OLGENO TRAVEL me shkrim në çdo kohë duke përdorur informatat e kontaktit të publikuara në uebfaqen tonë të korporatës (shikoni të dhënat e kontaktit), dhe/apo adresën e regjistruar të OLGENO TRAVEL si në vijim:

OLGENO TRAVEL
Tirane Tirane TIRANE Rruga e Durresit, brenda terminalit te jugut

Po ashtu, duke përdorur Shërbimet e OLGENO TRAVEL, Ju, në mënyrë shprehimore pajtoheni dhe jepni pëlqimin tuaj që OLGENO TRAVEL të përdor kanalet e komunikimit të dhëna nga Ju, duke përfshirë emailin, numrin e telefonit, llogaritë e rrjeteve sociale, etj., për qëllime të shpërndarjes së reklamave, materialeve promovuese, dhe ofertave të ndryshme.

Ju keni të drejtë që të kërkoni nga OLGENO TRAVEL që të ndërpres shpërndarjen e porosive të tilla me qëllim të marketingut në çdo kohë, duke ndjekur udhëzimet e përshkruara në porosinë përkatëse.

Siguria

Qasja në platformat dhe Shërbimet e OLGENO TRAVEL mundësohet me nismën e përdoruesve, dhe jo me iniciativën e OLGENO TRAVEL. Përdoruesit e platformave dhe Shërbimeve janë vetë përgjegjës për marrjen dhe ruajtjen e mjeteve të nevojshme, siç janë pajisjet elektronike, sistemet operative, softuerët e ndryshëm, dhe çfarëdo shërbime tjera që janë të nevojshme për t’u qasur në platformat dhe Shërbimet e OLGENO TRAVEL.

Përdoruesit janë gjithashtu përgjegjës për mbrojtjen e sistemeve të tyre kundër viruseve dhe softuerëve dashakeq, përfshirë mbrojtjen e të dhënave të tyre financiare.
OLGENO TRAVEL bën çdo përpjekje të mundshme për t’u siguruar që të gjitha masat e nevojshme të sigurisë të jenë ndërmarrë për të mbrojtur platformat dhe uebfaqet e veta kundër viruseve dhe softuerëve të tjerë dashakeq, dhe përdor sisteme të sigurisë për të kontrolluar qasjen në uebfaqet e veta, në mënyrë që të parandalojë sulmet dhe çfarëdo veprime tjera të paautorizuara.

Sidoqoftë, OLGENO TRAVEL nuk garanton se përmbajtja e platformave të veta do të jetë e lirë nga viruset, gabimet dhe komponentë të tjerë të dëmshëm, dhe si rrjedhojë, në asnjë rast nuk do të jetë përgjegjëse për çfarëdo dëmesh të shkaktuara ndaj pajisjeve, softuerëve, dosjeve, etj., të përdoruesve të lartpërmendur, si dhe për çfarëdo dëmesh të shkaktuara ndaj përdoruesit, për shkak të ndonjë prej shkaqeve të lartpërmendura.

Licenca dhe Qasja

Në varësi të pajtueshmërisë tuaj me këto Kushte të Përgjithshme dhe, në rastet kur kërkohet, pagesës së çfarëdo tarife të aplikueshme, OLGENO TRAVEL i’u jep Juve një licencë të limituar, jo-ekskluzive, jo-të-transferueshme, jo-të-nënlicensueshme për t’u qasur dhe përdorur Shërbimet e OLGENO TRAVEL për qëllime personale dhe jo-komerciale.

Llogaria Juaj, Abonimi, dhe Pagesa

Për të përdorur Shërbime të caktuara të ofruara nga OLGENO TRAVEL, Juve mund t’iu duhet të regjistroni një llogari me OLGENO TRAVEL, dhe mund t’iu kërkohet të kyçeni në një llogari të tillë. Po ashtu, për të shfrytëzuar Shërbime të caktuara të ofruara nga OLGENO TRAVEL, Juve mund t’iu kërkohet të përcaktoni dhe ofroni të dhëna për një metodë të vlefshme pagese.

Nëse Ju hapni llogari me OLGENO TRAVEL, në lidhje me Shërbimet tona, Ju jeni dhe mbeteni përgjegjës për mirëmbajtjen e konfidencialitetit të llogarisë tuaj, fjalëkalimit të llogarisë tuaj, dhe detajet e metodave të pagesës të asociuara me llogarinë tuaj, si dhe për kufizimin e qasjes në llogarinë tuaj. Po ashtu, Ju jeni dhe mbeteni përgjegjës, si dhe pajtoheni dhe pranoni përgjegjësinë, për të gjitha aktivitetet, përfshirë blerjet, që realizohen përmes dhe nga llogaria juaj dhe/apo fjalëkalimi juaj.

Fëmijët dhe Shërbimet Tona

Personat nën moshën trembëdhjetë (18) vjeçare, nuk lejohen të regjistrojnë një llogari me OLGENO TRAVEL, apo të japin të dhënat e tyre personale. Përdoruesit që janë të paktën tetëmbëdhjetë (18) vjeç, mund të regjistrohen tek OLGENO TRAVEL.

OLGENO TRAVEL nuk ka asnjë detyrim të hulumtojë dhe/apo kontrollojë, në çfarëdo forme, vërtetësinë e të dhënave që Ju vendosni në fushat e kërkuara për regjistrimin e llogarisë tuaj. Sidoqoftë, OLGENO TRAVEL mundet, por nuk është e obliguar që, në rastet kur ka arsye për të dyshuar vërtetësinë e të dhënave në lidhje me moshën e përdoruesit, të kërkoj informata shtesë, përveç informatave standarde që kërkohen, në mënyrë që të konfirmoj të dhënat e pranuara nga Ju.

Përmbajtja e vënë në dispozicion përmes platformave të OLGENO TRAVEL që i dedikohet audiencës së moshës minorene gjithmonë kontrollohet për të siguruar përshtatshmërinë për moshën e përdoruesve. Mirëpo, OLGENO TRAVEL, në asnjë rrethanë, nuk mban ndonjë përgjegjësi nëse përmbajtja, përkundër grup-moshës së audiencës të cilës i është dedikuar, mund të shkaktoj çfarëdo reagimi tek përdoruesit e moshës së mitur. Prindi dhe/apo kujdestari ligjor mbetet përgjegjës për vlerësimin e përshtatshmërisë së përmbajtjes për personat e moshës së mitur nën kujdesin dhe përgjegjësinë e tyre.

Sipas këtyre Kushteve të Përgjithshme, dhe sipas Njoftimit tonë të Privatësisë (shikoni Njoftimin e Privatësisë), prindërit dhe/apo kujdestarët ligjor bartin përgjegjësinë për dhënien e pëlqimeve të nevojshme për fëmijët të cilët nuk kanë arritur moshën madhore. OLGENO TRAVEL në asnjë rrethanë nuk është përgjegjëse për veprimet e një prindi dhe/apo kujdestari ligjor në raport me një të mitur që është në kujdesin e tyre. Ne i’u këshillojmë fuqishëm që të vëzhgoni me kujdes fëmijët gjatë përdorimit të Shërbimeve tona.

Lejet për Qasje dhe Përdorim të Aplikacioneve

Kur Ju përdorni aplikacione të krijuara nga dhe/apo në pronësi të OLGENO TRAVEL, dhe/apo aplikacione të tjera që mund zhvillohen nga OLGENO TRAVEL, Ju mund t’i jepni OLGENO TRAVEL leje të caktuara për t’u qasur në pajisjen tuaj, nga e cila Ju qaseni në aplikacionet e sipërpërmendura. Shumica e pajisjeve të tilla elektronike i’u njoftojnë dhe/apo kërkojnë pëlqimin tuaj për të lejuar qasje në pajisjen tuaj nga aplikacione të tilla, me ç’rast Ju mund të vëreni, dhe përkatësisht, zgjidhni të jepni, apo të mos jepni, pëlqimin tuaj për qasje të tillë. Keni parasysh se në raste të caktuara dhënia e lejeve të tilla mund të jetë një parakusht për shfrytëzimin e aplikacioneve të sipërpërmendura.
Qasja e ofruar për Ju në Shërbimet e OLGENO TRAVEL dhe aplikacione të tilla mund të ndërprehet njëanshëm nga OLGENO TRAVEL në çdo kohë kur OLGENO TRAVEL vlerëson se Ju nuk jeni duke vepruar në pajtueshmëri me këto Kushte të Përgjithshme, dhe/apo kushte tjera të veçanta që janë të aplikueshme për ndonjë Shërbim dhe/apo uebfaqe të veçantë.

Kufizimi i Përgjegjësisë

OLGENO TRAVEL bën çdo përpjekje të mundshme për t’u siguruar që të gjitha informacionet e ofruara nga dhe në platformat e veta janë të plota, të sakta, të rifreskuara, dhe të qarta. Megjithatë, kjo nuk garanton se të gjitha këto kritere do të plotësohen njëkohësisht. Rrjedhimisht, OLGENO TRAVEL nuk do të jetë, në asnjë rrethanë, edhe në rast të neglizhencës, përgjegjëse për ndonjë gabim, mangësi, apo lëshim në lidhje me dhënien e informacionit, apo për çfarëdo vonese, ndërprerje, apo paaftësi të transmetimit të informacionit, apo për çfarëdo dëme të shkaktuara ndaj përdoruesve për shkak të përdorimit të informacionit të tillë.

Asnjë nga platformat e OLGENO TRAVEL dhe/apo përmbajtjeve në uebfaqet e OLGENO TRAVEL nuk përbëjnë këshilla financiare, ligjore, apo çfarëdo këshille, nxitje, apo iniciative tjetër për të kryer një investim, apo çfarëdo transaksioni të mundshëm. OLGENO TRAVEL në asnjë rast nuk do të jetë përgjegjëse për çfarëdo përdorimi të internetit nga përdoruesit të cilët veprojnë të udhëhequr nga vullneti i tyre.

Përmbajtja e Palëve të Treta

Pjesë të përmbajtjes së ofruar në Shërbimet tona mund të burojnë nga përdoruesit, publikuesit, dhe palë të tjera të treta. Edhe pse ne përpiqemi që të rishikojmë përmbajtje të tilla kohë pas kohe, ne nuk e zhvillojmë këtë proces për çdo uebfaqe, dhe nuk bartim përgjegjësi për çfarëdolloj përmbajtje që buron nga një palë e tretë dhe është vënë në dispozicion nëpërmjet Shërbimeve tona.

Platformat e OLGENO TRAVEL, dhe vetë shfletuesit e internetit, i‘u mundësojnë përdoruesve që të transferohen tek uebfaqet e palëve të treta përmes vegëzave të ndryshme. Përmbajtja e atyre faqeve të lidhura është përgjegjësi vetëm e palëve përkatëse të treta që ofrojnë dhe/apo kanë në pronësi uebfaqe të tilla. OLGENO TRAVEL dhe platformat e veta ofrojnë lidhje me uebfaqet e palëve të treta vetëm si një lehtësi për përdoruesit, dhe përfshirja e çfarëdo lidhje për këto uebfaqe, në asnjë rrethanë nuk do të konsiderohet se përbën ose nënkupton një ndërmarrje, ose garanci, ose nxitje, ose miratim nga OLGENO TRAVEL.

OLGENO TRAVEL nuk garanton disponueshmërinë e uebfaqeve të tilla dhe, në asnjë rast, nuk do të jetë përgjegjëse për përmbajtjen, korrektësinë, ligjshmërinë, integritetin, aktualitetin, dhe saktësinë e informacionit, apo cilësinë, dhe/apo tiparet e produkteve ose shërbimeve të ofruara për publikun nëpërmjet uebfaqeve të sipërpërmendura të palëve të treta. OLGENO TRAVEL gjithashtu nuk garanton se përmbajtja e uebfaqeve të tilla nuk përmban viruse dhe/apo softuere dashakeqe tjera të cilat mund të dëmtojnë pajisjet, programet dhe/apo softuerët e përdoruesve. OLGENO TRAVEL shprehimisht mohon përgjegjësinë për çfarëdo dëmi që mund të shkaktohet ndaj përdoruesve nga uebfaqet e palëve të treta. Çfarëdo dëmesh që mund të shkaktohen, materiale apo jo-materiale, nga uebfaqet e palëve të treta janë përgjegjësi e drejtpërdrejtë dhe e vetme e pronarëve dhe/apo operatorëve të uebfaqeve të tilla, dhe jo e OLGENO TRAVEL. Prandaj, çfarëdo pretendimi që Ju mund të keni në lidhje me uebfaqet e palëve të treta, duhet të drejtohen tek pronarët dhe/apo operatorët e këtyre faqeve.

Të Drejtat e Pronësisë Intelektuale dhe Industriale

Tërë përmbajtjet e të gjitha uebfaqeve të OLGENO TRAVEL, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, indikativët/treguesit, markat tregtare, titujt dallues, tekste, lajme, fotografi, imazhe, dhe Shërbimet që ofrohen, janë në pronësi të OLGENO TRAVEL, dhe trajtohen në bazë të dispozitave përkatëse të ligjit të aplikueshëm në Republikën e Shqipërisë, përfshirë Ligjin Nr. 35/2016 PËR TË DREJTAT E AUTORIT DHE TË DREJTAT E TJERA TË LIDHURA ME TO(ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022)(i përditësuar) për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, si dhe Në bazë të ligjit nr. 9947 dt. 07.07.2008“ Për Pronësinë Industriale”, i ndryshuar, neni 145 dhe VKM Nr.1706, datë 29.12.2008, “Për Miratimin e Rregullores për Regjistrimin e Markave Tregtare dhe të Shërbimit” për Markat Tregtare, e aplikueshme për dhe në lidhje me pronësinë intelektuale dhe industriale, me përjashtim të të drejtave të mbrojtura të palëve të treta, të cilat mund të jenë të drejtat të mbrojtura ose rezervuara nga kompanitë që ofrojnë produkte, prodhuesit e produkteve, ofruesit e shërbimeve, ose palë tjera të treta, mbi të cilat OLGENO TRAVEL, në asnjë rast, nuk pretendon të ketë çfarëdo pronësie ose të drejte.

Ju e kuptoni se modifikimi, publikimi, transmetimi, transferimi, riprodhimi, shpërndarja, prezantimi, ose çfarëdo përdorimi i përmbajtjes në tërësi, ose pjesëve të uebfaqes, apo me çfarëdo mjeti, për qëllime komerciale, dhe/apo qëllime tjera, nuk lejohet në asnjë mënyrë, pa pranimin e pëlqimit me shkrim nga OLGENO TRAVEL.

Përjashtimisht, kopjimi kufizuar ose i izoluar, shtypja, apo ruajtja e pjesëve të përmbajtjes së sipërpërmendur lejohet për përdorim personal tuajin, me kusht që përmbajtja të jetë e shoqëruar me një dëftesë të qartë dhe të dallueshme të burimit të origjinës, përkatësisht autorit, dhe me konfirmimin se kopjimi, shtypja, ose ruajtja nuk do të përdoret për qëllime komerciale apo të tjera, përveç përdorimit personal.

Të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta

OLGENO TRAVEL është e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave e autorit dhe të drejtave të përafërta, dhe vazhdon përpiqet të sigurohet që këto të drejta të respektohen në tërësi.

E tërë përmbajtja e përfshirë, vënë në dispozicion, apo publikuar nëpërmjet cilësdo nga Shërbimet e OLGENO TRAVEL, që në mënyrë shprehimore theksohet se është vënë në dispozicion ose publikuar nga OLGENO TRAVEL, që përfshinë, pa u kufizuar në, çfarëdo tekste, grafika, logo, imazhe, audio klipe, shkarkime digjitale, të dhëna të grumbulluara dhe/apo softuere, janë pronë e OLGENO TRAVEL, apo e furnizuesve të përmbajtjes së OLGENO TRAVEL, dhe mbrohen nga Ligji Nr. 35/2016 PËR TË DREJTAT E AUTORIT DHE TË DREJTAT E TJERA TË LIDHURA ME TO(ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022)(i përditësuar) për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, që është i aplikueshëm në Republikën e Shqipërisë, ligjet e vendit ku OLGENO TRAVEL operon apo ushtron aktivitetet e veta, si dhe normat ndërkombëtare për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta.

Nëse, gjatë shfrytëzimit të Shërbimeve tona, Ju mendoni dhe/apo vëreni se ndonjë e drejtë e autorit është cenuar, ju lutemi të mos hezitoni të kontaktoni OLGENO TRAVEL duke përdorur informatat e kontaktit të publikuara në uebfaqen tonë të kompanisë (shikoni të dhënat e kontaktit).

Keni parasysh se për Shërbime të caktuara të veçanta të ofruara nga OLGENO TRAVEL, rregulla të veçanta mund të rregullojnë këtë fushë, krahas këtyre Kushteve të Përgjithshme.

Markat Tregtare

Markat tregtare të OLGENO TRAVEL janë të mbrojtura me ligj, përfshirë nga Ligji të ligjit nr. 9947 dt. 07.07.2008“ Për Pronësinë Industriale”, i ndryshuar, neni 145 dhe VKM Nr.1706, datë 29.12.2008, “Për Miratimin e Rregullores për Regjistrimin e Markave Tregtare dhe të Shërbimit” për Markat Tregtare dhe ligjet e tjera të aplikueshme në Republikën e Shqipërisë, ligjet e vendit ku OLGENO TRAVEL operon apo ushtron aktivitetet e veta, si dhe normat ndërkombëtare për markat tregtare.

Asnjë person fizik apo juridik nuk mund të shfrytëzojë ndonjë shenjë që është identike, ose në masë substanciale e ngjashme me, ndonjë nga markat tona tregtare, gjatë rrjedhës së aktiviteteve të tyre komerciale. Shfrytëzimi i pa-autorizuar i markave tregtare konsiderohet një shkelje mbi të drejtat pronësore të markave tregtare në pronësi të OLGENO TRAVEL.

Në rast të shkeljes mbi ndonjërën prej markave tona tregtare, Ju do të mbaheni përgjegjës për të gjitha dëmet e shkaktuara ndaj OLGENO TRAVEL dhe/apo bashkëpunëtorëve të OLGENO TRAVEL.

Të gjitha markat tjera tregtare të cilat nuk janë në pronësi të OLGENO TRAVEL që mund të shfaqen në ndonjë nga Shërbimet e OLGENO TRAVEL janë pronë e pronarëve të tyre përkatës, të cilët mund të jenë apo të mos jenë të ndërlidhur, dhe/apo të lidhur me, apo të sponsorizuar nga OLGENO TRAVEL. Markat e tilla tregtare vendosen në Shërbimet tona sipas marrëveshjeve përkatëse mes pronarëve të tyre përkatës dhe OLGENO TRAVEL.

Raportimi i Përmbajtjes

Ju keni mundësinë e raportimit të çfarëdo përmbajtje që është e pa përshtatshme, ose përmbajtje që Ju vlerësoni se është cenim ndaj Jush, ose personave tjerë nën përgjegjësinë tuaj ligjore. Ju po ashtu mund të raportoni përmbajtje që Ju konsideroni se përbën shpifje, fyerje dhe/apo në ndonjë mënyrë tjetër përfaqëson përmbajtje të pavërtetë për Ju, dhe/apo persona tjerë nën kujdestarinë tuaj ligjore.

Për më tepër, Ju keni mundësinë e raportimit të çfarëdo përmbajtje që Ju vlerësoni se është një shkelje mbi të drejtat e pronësisë intelektuale tuaja, apo të ndonjë pale tjetër. Nëse, gjatë shfrytëzimit të Shërbimeve tona Ju vëreni prezencën e ndonjë përmbajtjeje që vlerësoni se përputhet me përshkrimet e sipërpërmendura, i’u lutemi të mos hezitoni të kontaktoni OLGENO TRAVEL duke përdorur informatat e kontaktit të publikuara në uebfaqen tonë të korporatës (shikoni të dhënat e kontaktit).

Kujdesi Ndaj Kiletit

Kujdesi ndaj klientit bart rëndësi të veçantë për OLGENO TRAVEL. Tek OLGENO TRAVEL, ne gjithmonë vendosim klientët tonë në qendër të aktiviteteve tona, dhe përpiqemi të përmbushim të gjitha nevojat e tyre.

Nëse Ju keni nevojë për ndihmë apo asistencë për procesim të ndonjë transaksioni, për gjurmim të ndonjë porosie, apo çfarëdolloj ndihme tjetër lidhur me ndonjë Shërbim të ofruar nga OLGENO TRAVEL, Ju gjithmonë keni mundësinë të na kontaktoni drejtpërdrejt duke përdorur informatat e kontaktit të publikuara në uebfaqen tonë të korporatës (shikoni të dhënat e kontaktit).

Sjellja e Përdoruesit

Të gjitha platformat dhe Shërbimet e ofruara nga OLGENO TRAVEL duhet të përdoren vetëm për qëllime të ligjshme, dhe në një mënyrë të tillë ashtu që mos të kufizojë dhe/apo pengojë përdorimin e tyre nga ndonjë palë e tretë.

Përdoruesit duhet të veprojnë në përputhje me legjislacionin e aplikueshëm në Republikën e Shqipërisë, duke përfshirë por pa u kufizuar në Ligjet përkatëse të Republikës së Shqipërisë , si dhe ligjet e vendit ku OLGENO TRAVEL operon apo ushtron aktivitetet e veta, dhe normat ndërkombëtare për përdorimin e internetit.

Përdoruesit, gjithashtu duhet të përmbahen nga çfarëdo sjellje e paligjshme, abuzive, dhe/apo e papërshtatshme që mund të ketë pasoja negative për përdorues tjerë, dhe/apo të shkaktojë dëme ndaj internetit, dhe të zgjatet tek dhe/apo ndikojë mbi OLGENO TRAVEL në çfarëdo mënyre, qoftë të drejtpërdrejtë dhe/apo të tërthortë.

Në rast se OLGENO TRAVEL e gjen veten të përfshirë në ndonjë çështje gjyqësore, dhe/apo i kërkohet të paguajë çfarëdolloj kompensimi, si pasojë e një shkelje nga një përdorues mbi detyrimet e veta, përdoruesi i sipërpërmendur është dhe mbetet përgjegjës për kompensimin e OLGENO TRAVEL për tërësinë e dëmit të shkaktuar, në përputhje me rrethanat respektive.

Ju garantoni se mjetet e përdorura për transaksionet me OLGENO TRAVEL nuk burojnë nga aktivitete joligjore dhe/apo të paligjshme, dhe mjetet e sipërpërmendura nuk janë duke shfrytëzuar si përçues për shpëlarje të parave dhe/apo financimit të aktiviteteve terroriste.

Vlerësimet dhe Komentet

Ju mund të postoni komente, vlerësime, foto, video dhe përmbajtje të tjera, të dërgoni kartolina elektronike, dhe komunikime tjera, dhe të paraqisni sugjerime, ide, komente, pyetje ose informacione të tjera, për sa kohë që përmbajtja e tillë nuk është e paligjshme, e pahijshme, kërcënuese, shpifëse, cenuese ndaj privatësisë, cenuese ndaj të drejtave të pronësisë intelektuale, apo ndryshe e dëmshme ndaj OLGENO TRAVEL, dhe/apo palëve të treta, dhe nuk përbëhet nga, ose përmban, viruse softuerike, bërje fushatash politike, thirrje komerciale, letra zinxhir, postime masive, çfarëdo forme të “spam”, ose mesazhe elektronike komerciale të pa kërkuara.

Ju nuk mund të përdorni një email adresë të rreme, të shtireni si ndonjë person tjetër fizik apo entitet juridik duke përdorur të dhënat e tyre, ose të mashtroni ndryshe lidhur me origjinën e informatave, dhe/apo përmbajtjeve. OLGENO TRAVEL rezervon të drejtën e plotë, por nuk ka asnjë detyrim, për të larguar ose redaktuar përmbajtje të tilla dhe/apo rishikuar rregullisht përmbajtjet e postuara nga përdoruesit.

Nëse postoni përmbajtje ose paraqisni materiale, Ju i jepni OLGENO TRAVEL një të drejtë jo-ekskluzive, pa tarifa, të vazhdueshme, të parevokueshme, dhe plotësisht të nën-licensueshme, për të përdorur, riprodhuar, modifikuar, përshtatur, botuar, performuar, përkthyer, krijuar vepra derivate nga, dhe regjistruar të drejta që buronjë nga përmbajtet e tilla, të shpërndajë dhe shfaq përmbajtjet e tilla nëpër të gjithë botën, në çfarëdo media, dhe pa asnjë kufizim, përveç nëse OLGENO TRAVEL i’u njofton Juve ndryshe.

Ju i jepni OLGENO TRAVEL dhe nënlicensuesve të drejtën e parevokueshme për të përdorur emrin me të cilin Ju paraqiteni në lidhje me përmbajtje të tilla.

Ju zotoheni dhe garantoni se Ju zotëroni apo përndryshe kontrolloni të gjitha të drejtat për përmbajtjen Ju që postoni, dhe se përmbajtja është e saktë dhe se përdorimi i përmbajtjes që Ju ofroni nuk i shkel këto Kushte të Përgjithshme dhe/apo ndonjë nga kushtet tjera të OLGENO TRAVEL.

Ju gjithashtu zotoheni dhe garantoni se përmbajtja e postuar nga Ju nuk do të shkaktojë asnjë dëm ndaj OLGENO TRAVEL, apo ndonjë personi dhe/apo entiteti tjetër ligjor. Ju jeni veçanërisht përgjegjës për dëmshpërblimin e OLGENO TRAVEL për të gjitha pretendimet dhe/apo dëmet që rezultojnë nga përmbajtja që Ju postoni.

OLGENO TRAVEL ka të drejtë, por nuk është e detyruar, për të monitoruar, redaktuar, ose larguar çfarëdo aktiviteti dhe/ose përmbajtje tuajën, kurdo që OLGENO TRAVEL vendos sipas diskrecionit të vet. OLGENO TRAVEL nuk merr asnjë përgjegjësi dhe/apo mban asnjë detyrim për çfarëdo përmbajtje të postuar nga Ju apo ndonjë palë e tretë nëpërmjet llogarisë suaj.

Refuzimi apo Anulimi i Transaksioneve

OLGENO TRAVEL rezervon të drejtën që të refuzoj apo të anuloj çfarëdo transaksioni, sipas vullnetit të vet të lirë, në çdo kohë, dhe për çfarëdo arsye.

Disa situata që mund të rezultojnë me refuzimin apo anulimin e një transaksioni përfshijnë, por nuk kufizohen në, dyshim për mashtrim me kartelë krediti apo kartelë debiti, ekzistencën e çfarëdo arsyeje për të besuar se transaksioni është i pa-autorizuar, shkeljen e ndonjë ligji, rregulli, apo rregulloreje, dhe/apo situata të tjera që na bëjnë të besojmë se pagesa mund të jetë realizuar nëpërmjet keqpërdorimeve të çfarëdoshme. OLGENO TRAVEL në çdo kohë mund të kërkoj verifikim apo informacione shtesë për çfarëdo transaksioni.

Politikat e Tatimeve dhe Importit

Çmimi i produkteve dhe/apo Shërbimeve të listuara në uebfaqet tona përfshin tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSh), dhe, kur janë të aplikueshme, obligimet doganore. Megjithatë, para procesimit të porosisë, ne i’u kërkojmë Juve që të lexoni me kujdes detajet e porosisë.

Në rastet kur çmimi i një produkti dhe/apo Shërbimi nuk i ka të përfshira tatimet, obligimet doganore, apo tarifa të tjera të imponuara nga ligji, përfshirë tarifa të cilat janë të aplikueshme për blerje nga jashtë vendit, atëherë Ju obligoheni që të paguani të gjitha tatimet dhe detyrimet tjera, krahas çmimit blerës.

Modifikimi i Shërbimeve

Ne rezervojmë të drejtën që, në çdo kohë dhe pa ndonjë njoftim paraprak, të modifikojmë, përmirësojmë, kufizojmë, dhe/apo ndërprejmë, përkohësisht apo në mënyrë të përhershme, ndonjë nga Shërbimet tona, ose pjesë të Shërbimeve tona, apo pjesë të funksioneve të Shërbimeve tona, përfshirë aplikacionet e publikuara. Për më tepër, ne rezervojmë të drejtën për të prezantuar apo aktivizuar veçori ose aplikacione të reja për të përmirësuar shërbimet e tona.

Në çdo rast kur, pas modifikimeve, përmirësimeve, kufizimeve, dhe/apo ndërprerjes së Shërbimeve tona, Ju vazhdoni përdorimin e tyre, ne konsiderojmë se Ju jeni pajtuar me Shërbimet e tilla të modifikuara, përmirësuara, kufizuara dhe/apo ndërprera.

Plotësimet, Ndryshimet, dhe Ndashmëria e Kushteve të Përgjithshme

OLGENO TRAVEL në vazhdimësi përmirëson dhe avancon Shërbimet ekzistuese, si dhe ofron shërbime të reja. Kjo do të thotë që OLGENO TRAVEL mund të shtojë funksionalitete të reja, produkte, dhe/apo shërbime, apo t’i ndërprejë Shërbimet ekzistuese. OLGENO TRAVEL mund të ndërmarrë cilindo nga këto veprime në çdo kohë, dhe mund të mos jetë në gjendje t’iu njoftoj Juve paraprakisht. Në raste të tilla, këto Kushte të Përgjithshme mund të modifikohen dhe/apo plotësohen krahas modifikimit dhe/apo plotësimit të Shërbimeve.

Nëse se Ju vazhdoni t’i përdorni Shërbimet e OLGENO TRAVEL edhe pas ndryshimeve të tilla, atëherë ne konsiderojmë se Ju i keni pranuar dhe pajtoheni me ndryshimet e tilla të Shërbimeve, respektivisht modifikimet dhe/apo plotësimet e Kushteve të Përgjithshme, dhe se Ju nuk keni asnjë vërejtje në lidhje me modifikimet dhe/apo plotësimet e këtyre Kushteve të Përgjithshme. Në rast se ndonjë pjesë, paragraf dhe/apo nëntitull i këtyre Kushteve të Përgjithshme konsiderohet dhe/apo konstatohet i pavlefshëm nga ndonjë autoritet kompetent për çfarëdo arsye, atëherë pjesët tjera të këtyre Kushteve të Përgjithshme mbeten në fuqi dhe ruajnë efekt të plotë juridik, pa u ndikuar nga pjesa e konsideruar e pavlefshme.

Ndërprerja e Ofrimit të Shërbimeve

OLGENO TRAVEL shpreson se Ju do të përdorni Shërbimet e veta në vazhdimësi. Megjithatë, në rast se Ju dëshironi të ndërpreni marrëdhënien tuaj me OLGENO TRAVEL, Ju mund të veproni ashtu duke kërkuar nga OLGENO TRAVEL që llogaria tuaj të mbyllet dhe/apo fshihet.

Në anën tjetër, OLGENO TRAVEL gjithashtu mund të ndërpresë marrëdhënien e vet me Ju në çdo kohë, për çfarëdo arsye, dhe pa njoftim paraprak. Kjo do të thotë se ne mund të vendosim kufizime shtesë në përdorimin e Shërbimeve tona nga ana juaj, apo të refuzojmë të ofrojmë Shërbimet tona. Për shembull, ne mund të çaktivizojmë llogarinë tuaj si rezultat i pasivitetit për një kohë të gjatë.

Për më tepër, nëse, sipas vlerësimit të OLGENO TRAVEL, përdoruesi ka përdorur praktika korruptuese dhe/apo mashtruese para, dhe/apo gjatë, shfrytëzimit të Shërbimeve tona, OLGENO TRAVEL, pa paragjykim ndaj mekanizmave të tjerë për adresimin e shkeljeve mbi këto Kushte të Përgjithshme, mund ta ndërpresë ofrimin e Shërbimeve, përfshirë shitjen e mallrave dhe/apo produkteve, tërësisht apo pjesërisht, përmes njoftimit me shkrim.

OLGENO TRAVEL mund të ndërpresë Shërbimet e veta në çdo kohë, dhe të çregjistroj cilindo përdorues pa dhënë ndonjë arsye, me kushtin e vetëm që OLGENO TRAVEL nuk mund të ketë ndonjë detyrim të pakryer ndaj përdoruesit. Nëse OLGENO TRAVEL ka ndonjë detyrim të pakryer ndaj përdoruesit, OLGENO TRAVEL do ta përmbushë detyrimin pasi ta çregjistroj përdoruesin nga platformat e veta, ose pas ndërprerjes së Shërbimeve.

Fuqia Madhore

Pavarësisht kushteve tjera në lidhje me shtyrjen ose ndërprerjen e këtyre Kushteve të Përgjithshme për shkak të shkeljeve, asnjëra palë nuk konsiderohet të ketë shkelur mbi obligimet e veta nëse, dhe deri në atë masë që, vonesa në përmbushje, dhe/apo dështimet e tjera në përmbushjen e obligimeve, janë rezultate të ndonjë ngjarje të shkaktuar nga një fuqi madhore dhe përtej kontrollit të palës së prekur.

Nëse ndonjë gjendje e fuqisë madhore ndodh, pala e ndikuar do të njoftojë menjëherë me shkrim palën tjetër për këtë ngjarje dhe shkaqet e veta. Nëse OLGENO TRAVEL nuk ka dhënë udhëzime të tjera me shkrim, pala e ndikuar do të vazhdojë t’i kryejë obligimet tjera, që nuk ndikohen nga kushtet e fuqisë madhore, dhe prandaj janë të realizueshme, si dhe do të kërkojë çfarëdo rrugë alternative për t’i përmbushur obligimet e veta pa u parandaluar nga ngjarja e fuqisë madhore.

Mos-heqja Dorë

Dështimi i cilësdo palë që të zbatojë ndonjë dispozitë të këtyre Kushteve të Përgjithshme nuk do të konstituojë dhe nuk nënkupton në asnjë mënyrë heqje dorë nga këto Kushte të Përgjithshme, përveç siç është përcaktuar në këto Kushte të Përgjithshme.

Transferimi i të Drejtave dhe Obligimeve

Ju nuk mund t’i transferoni të drejtat dhe/apo obligimet tuaja, siç përcaktohen në këto Kushte të Përgjithshme, dhe/apo kushtet e veçanta që janë të aplikueshme kur Ju përdorni Shërbime të caktuara të ofruar nga OLGENO TRAVEL, tërësisht apo pjesërisht, pa miratim paraprak me shkrim nga OLGENO TRAVEL. Me miratimin e OLGENO TRAVEL, Ju mund t’i transferoni të drejtat dhe/apo obligimet tuaja sipas këtyre Kushteve të Përgjithshme tek cilido subjekt për të cilin OLGENO TRAVEL ka dhënë leje të shkruar.

OLGENO TRAVEL mund të transferoj lirshëm të drejtat dhe/apo detyrimet që rrjedhin nga këto Kushte të Përgjithshme te palët e treta, pa pasur nevojë për pëlqimin tuaj verbal apo të shkruar. Sidoqoftë, transferimi i tillë nuk do të përdoret për pakësimin dhe/apo mos respektimin e të drejtave tuaja.

Pezullimi i Shërbimeve

Përmes njoftimit me shkrim, që mund të publikohet në uebfaqet e OLGENO TRAVEL, OLGENO TRAVEL mund t’i pezullojë Shërbimet e veta, dhe/apo të urdhërojë shtyrjen e performimit të Shërbimeve që janë objekt i këtyre Kushteve të Përgjithshme.

Gjuha e Aplikueshme

Këto Kushte të Përgjithshme janë shkruar në gjuhën dhe shqipe, dhe po ashtu mund të publikohen në gjuhë të tjera. Në rast të ndonjë mospërputhje në mes të versioneve të gjuhëve të ndryshme, versioni në gjuhën shqipe do të mbizotërojë.

Ligji i Aplikueshëm dhe Zgjidhja e Mosmarrëveshjeve

Këto Kushte të Përgjithshme janë hartuar në përputhje me, dhe janë subjekt i ligjeve të aplikueshme në Republikën e Shqipërisë, pa përfshirë parimet e konfliktit të ligjeve.

Çdo mosmarrëveshje, mospajtim, ose pretendim i dalur nga, apo i lidhur me këto Kushte të Përgjithshme, duke përfshirë shkeljen, ndërprerjen ose pavlefshmërinë e tyre, do të zgjidhet me arbitrazh nga Gjykata përkatëse, të aplikueshme në kohën kur paraqitet rasti për zgjidhje, si dhe në përputhje me ligjet e aplikueshme në Republikën e Shqipërisë. Numri i arbitrave do të jetë një (1), gjuha që do të pëdoret në procedurat e arbitrazhit do të jetë gjuha shqipe, dhe vendi i arbitrazhit do të jetë Tirana, Republika e Shqipërisë.

Ligji i aplikueshëm dhe metodat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve aplikohen për të gjitha Shërbimet e OLGENO TRAVEL, këto Kushte të Përgjithshme, dhe kushtet e tjera të veçanta të cilat janë të aplikueshme për Shërbime të caktuara të ofruara nga OLGENO TRAVEL, përveç nëse ligji i aplikueshëm dhe metodat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve përcaktohen ndryshe nga kushtet të tilla të veçanta. Në raste të tilla, dispozitat e kushteve të tilla të veçanta mbizotërojnë.

0
    0
    Your Cart
    Your cart is emptyReturn to Shop
    Scroll to Top